e premte, 4 dhjetor 2009

Përse bëhet fjalë?

Ndryshe nga ç'mund të mendojnë mendjet e përçartura, këtu s'do t'ju tregoj se si të njihesh, të dashurohesh, të jetosh apo të bësh kalamaqër me një zviceran, por çfarë dokumentash duhen për t'u martuar në gjendjen civile në Zvicër, meqenëse këto nuk ekzistojnë në asnjë faqe zyrtare të shtetit mëmë (Shqipëri) apo të shtetit pritës.

Deri tani kemi harxhuar tre ditë kohë, 2 orë telefon me familjen dhe me njëri tjetrin dhe dimë vetëm se për shtetasin shqiptar kërkohen:

- çertifikatë lindje e legalizuar në Ministrinë e punëve të jashtme

- çertifikatë për lidhje martese e legalizuar në Ministrinë e punëve të jashtme

Certifikata merret në gjendjen civile përkatëse.

Legalizimi bëhet nga Ministria dhe shfaqet me një vulë ku shkruhet frëngjisht "Apostille".


Që të merren këto dokumenta në Shqipëri, shtetasi zviceran duhet të çojë në Shqipëri një sërë dokumentash, për të cila do t'ju flasim në ditët e ardhshme.

Nuk ka komente:

Posto një koment