e martë, 15 dhjetor 2009

Dokumentet e palës zvicerane

Që të merren dokumentet nga pala shqiptare duhen dokumentat e mëposhtme për të fejuarin zviceran:

- Extrait de l'acte de naissance ( Kopje e aktit të lindjes)
Ky merret në gjendjen civile të komunës ku ka lindur i fejuari zviceran dhe duhet légalizuar në kancelarinë e kantonit; për tonin ishte Chancellerie de l'Etat de Fribourg, vula kushton 5 franga zvicerane.



- Certificat de l'état civil (çertifikatë e gjendjes civile)

Kjo merret te gjendja civile e komunës ku banon dhe i duhen bërë adetet si aktit të lindjes.

- Kopje e legalizuar e pashaportës e të fejuarit zviceran.

Kjo bëhet te një noter dhe legalizohet në të njëjtin vënd si letrat më lart.


Po ashtu, letrat më lart duhen përkthyer nga frëngjishtja në shqip nga një përkthyes i njohur në Zvicër.


- Nëse s'shkon dot vetë në Shqipëri të merresh me këto punë, duhet të bësh dhe një prokurë për prindin. Kjo bëhet në Ambasadën shqiptare në Bern dhe kushton 20 Euro.

Merren këto letrat, çohen në Shqipëri dhe me këto mund të marrësh çertifikatën për lidhje martese, nëse nga varavingot s'të ka ikur akoma dëshira.

Nuk ka komente:

Posto një koment